Lajme

Hapet zyra e “Këshillit Kombëtar Shqiptar” në Sanxhak

11/22/2023 22:51
nga:Sh R

Në përvjetorin e Kongresit të Manastirit, në Sanxhak është hapur zyra e “Këshilli Kombëtar Shqiptar”.

Nevzad Lutfiu nga Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), tha se shqiptarët në Pazarin e Ri nga sot do ta kenë një shtëpi të re.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyren e tij në Pazar të Ri. Kjo, vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe. Shqiptarët në Pazarin e Ri sot kanë edhe një shtëpi të re. Kjo në vigjilje të festave të Nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata!”, tha ai.