Lajme

Regjistrimi i popullsisë në prill/ Zëdhënësja e LDK-së: Një hallkë shtesë në zinxhirin e dështimeve, arsyetimi i Kurtit i pakuptimtë

11/22/2023 20:06
nga:G B

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka komentuar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë dhe hedhjen e fajit te ASK, nga kryeministri Kurti.

Ajo thotë se që e pafalshme që Qeveria Kurti ta shtyjë këtë proces të rëndësishëm për herë të tretë.

“Regjistrimi i popullsisë përbën një rëndësi të veçantë për qytetarët e vendit, sidomos në planifikimin e zhvillimit, identifikimin dhe përcaktimin e nevojave për shërbimet sociale dhe ekonomike si dhe në sigurimin e të drejtave të njeriut. Është e pafalshme që Qeveria Kurti ta shtyjë për herë të tretë regjistrimin e popullsisë”, vlerëson Halimi për Gazeta Blic.

Sipas saj, arsyetimi i Kurtit për këtë dështim është i pakuptimtë, derisa dihet se ASK funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe se ky dështim është një hallkë shtesë në zinxhirin e këtyre dështimeve të këtij pushteti.

“Edhe më i pakuptimtë është arsyetimi i kryeministrit për këtë dështim, kur dihet se Agjencia e Statistikave të Kosovës funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Shtyrja e këtij procesi të rëndësishëm, është veçse një hallkë më shumë, në zinxhirin e gjatë të dështimeve të këtij pushteti popullist në deklarata e të paaftë në kryerjen e detyrave, edhe atyre më bazike”, deklaron zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi./Gazeta Blic/

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë/ Bytyçi: Kurti dëshiron ta fshehë gjendjen faktike të zbrazjes së vendit

“Përgjegjësia bie mbi shpatullat e tij”/ Haziri: Drafti u bë pasi Kurti dështoi ta punojë atë – nuk e ka ndarë me LDK-në dokumentin, s’do bashkëpunim