Kualifikueset e Evropianit përfunduan pa ndonjë surprizë të fundit, me Kosovën që nuk arriti Euro2024.
Një nga lojtarët e ftuar në grumbullimin e fundit ishte edhe Qendrim Zyba i Ballkanit, i cili shprehet i lumtur me ftesën që mori, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai thotë se fanella e ekipit kombëtar është gjëja më me vlerë për të – teksa shprehet i gatshëm të jap atomin e fundit për Kosovën në çdo moment.
Ja postimi i tij:
“Fanella e ekipit kombëtar është gjëja më me vlerë që mund ketë një futbollist në karrierën e tij. Motivin që fitova nga këto paraqitje do ta kthej në punë për të arritur sa më shumë dhe për të synuar qëllime edhe më të mëdha . Gjithmonë i gatshëm të luftoj deri në atomin tim të fundit për vendin tim ! Unë biri yt ,Kosovë”, shkruan Zyba në Facebook.
/GazetaBlic Sport


