Lajme

Qeveria miraton projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues

11/22/2023 11:06
nga:Genita C

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ky projektligj, ka për qëllim krijimin dhe funksionimin e administrimit të regjistrit të pronarëve përfitues.

Derisa sipas saj, me miratimin e këtij ligji do të arrihet transparenca dhe identifikimi i pronarëve përfitues me qëllim mosfshehjen e identitetit dhe kryerjen e veprimtarive të paligjshme në Kosovë.

“Ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e obligimeve të personave fizik dhe subjekteve të detyruar të cilët regjistrojnë informacione të rëndësisë si dhe përcaktimin e masave ndëshkuese në rast të mosrespektimit të dispozitave të këtij ligji.Përmes krijimit të regjistrit të pronarëve përfitues do të arrihet rritja e transparencës së pronësisë përfituese si dhe identifikimi i pronarëve përfitues, me qëllim që të dekurajohen personat juridik dhe marrëvëshjet ligjore e potenciale të ardhshme të cilët kanë si qëllim fshehjen e identitetit të përfituesve të fundit dhe kryerjen e veprimtarive të paligjshme në Kosovë”, tha Hajdari