Sporti

Malsor Gjonbalaj: Ishte një përfaqësim dinjitoz i fanellës së Kosovës – mbeta i kënaqur me atë që pashë në fushë

11/19/2023 22:41
nga:E K

Analisti i futbollit kosovar, Malsor Gjobalaj i ftuar në “Var Show” në “Tëvë1” ka analizuar ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Zvicrës.

Gjonbalaj tha se ishte i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të Kosovës duke shtuar se ishte një përfaqësim dinjitoz ndaj një skuadre si Zvicra, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jam ndarë i kënaqur me angazhimin e djemve në fushë. Ishte një përfaqësim dinjitoz i fanellës së Kosovës. Zvicra ka lojtarë më kualitativ që e konkretizoi me dominimin në fushë. Janë plotësuar kushtet që të kemi edhe lojtarë nga Superliga sidomos këto skuadrat që luajnë në Evropë, Ballkani, Drita ashtu edhe Llapi e Prishtina kanë lojtarë që mund të jenë të përfshirë në ekip nëse jo si startues në bankën rezervë. U gëzova shumë për golin që e shënoi lojtari i Llapit pasi është e vështirë t’i shënosh skuadrave të mëdha, edhe reagimi i tij pas golit tregon një të papritur të madhe pasi nuk e ka pritë që në ato nivele të paraqitet aq mirë në start. Kjo tregon që Superliga është në rritje”, tha Gjonbalaj.