Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nesër në orën 10:00 do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në lidhje me rastin Dehari.
Kjo u bë e ditur përmes njoftimit të fundit të MD-së ku më pas do të ketë edhe konferencë për medie, raporton GazetaBlic.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari.
Pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie.
Për orën, mediet do të njoftohen nesër.


