Lajme

Kurti: Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë

11/19/2023 11:17
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Diturije Deliun e cila këtë vit do të festontë ditëlindjen e 25-të, raporton GazetaBlic.

Kurti shkruan se, Deliu ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998. I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes.

“E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së”, shkruan Kurti.

Kurti thotë tutje se, krimet e Serbisë në Kosovë janë të pafalshme.

Shkrimi i plotë:

Diturije Deliu do të festonte sivjet ditëlindjen e 25-të.

Ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998. I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes.

Ajo u gjetë e gjallë. Fshehur nën trupin e nënës Lumnije. Nënës mburojë.

E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së.

I kishte vetëm 95 ditë.

Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore.

I përjetshëm është kujtimi për të.

Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë.