Kombëtarja shqiptare ka mbullur çdo llogari për kualifikimin në Euro 2024, teksa sfida ndaj Ishujve Faroe do të jetë një festë e madhe, ndërsa do të tentojnë pikë për ta mbyllur si lider të grupit E. Një sukses i jashtëzakonshëm i djemve tanë, të cilët të udhëhequr nga “arkitekti” Sylvinho plotësuan ëndrrën e tyre dhe të mijëra shqiptarëve anembanë botës.
Kjo është hera e dytë që kuqezinjtë luajnë në një kompeticion të tillë dhe në periudhën 14 qershor-14 korrik do të përjetojmë sërish emocionet si në Francë në 2016. Paraqitja fantastike e kësaj skuadre në këto kualifikuese ka gritur “peshë” zemrat e mijëra tifozëve.
Një skuadër fantastike ku ka të ndërthururur eksperiencën dhe talentin. Janë pikërisht 5 futbollistë që do të marrin pjesë për herë të dytë në një Europian. “Euro 2016” dhe “Euro 2024” do të jenë të paharrueshme për Etrit Berishën, Elseid Hysajn, Arlind Ajetin, Frderik Veselin dhe për Sokol Cikalleshin.
Tashmë eksperienca e tyre do të jetë një “plus” i madh për Sylvinhon edhe në finalet e kampionatit Europian, me lojtarët kuqezi që po shkruajnë kështu historinë e futbollit shqiptarë.