Kombëtarja e Kosovës dje ka barazuar 1-1 ndaj Zvicrës në Basel në ndeshjen e parafundit të grupit në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024.
Kosova humbi edhe një shans për kualifikim, teksa dëshpëroi në një grup që shihej si i favorshëm për t’u kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ndeshjen, ku ka theksuar se Kosova pavarësisht mungesave gjeti mënyrën për të na gëzuar, teksa theksoi se këtë përvojë duhet shfrytëzuar për fushatën e kampionatit botëror 2026.
Ja statusi i Kurtit në Facebook:
“Pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar. Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë.
Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026.
Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024”.
/GazetaBlic Sport


