Sporti

Pak orë para ndeshjes Zvicër – Kosovë, tifozët shqiptarë e pushtojnë Bazelin

11/18/2023 20:12
nga:E K

Përfaqësuesja e Kosovës do të ballafaqohet me Zvicrën sot në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob Park” në Bazel, duke filluar nga ora 20:45.

Dyert e stadiumit tashmë janë hapur, teksa një numër i madh i shqiptarëve ua kanë mësyrë hyrjeve.

Stadiumi është i mbushur me tifozë shqiptarë, të cilët kanë ardhur në përkrahje të Kosovës.