Sporti

Mbi një orë lojë – Shqipëria drejt suksesit historik, vazhdon të jetë në avantazh ndaj Moldavisë

11/17/2023 19:22
nga:E K

Kanë kaluar një orë lojë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Moldavisë.

Shqipëria vazhdon të ketë avantazhin minimal prej 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Kuqezinjtë janë në avantazh që nga minuta e 25’të e takimit me golin e realizuar nga Sokol Cikalleshit nga pika e bardhë.

Taulant Seferi ishte ai që e fitoi penalltinë që e konkretizoi më pas Cikalleshi.

Ndërkohë në pjesën e dytë moldavët kanë marrë iniciativën duke rrezikuar disa herë portën e Etrit Berishës. Berisha ishte fantastik me disa ndërhyrje sidomos në reagimin e tij nga goditja e sulmuesit moldav, Nicolasescu.

/GazetaBlic Sport/