Lajme

Shpërthim afër qendrës së kontrollit teknik të veturave në veri

11/16/2023 16:49
nga:N K

Është dëgjuar një shpërthim në Mitrovicën e Veriut, mbrëmë rreth orës 23:30.

Dyshohet se është hedhur një granatë dore.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale për veriun, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se shpërthimi ka ndodhur afër qendrës së kontrollit teknik të veturave.

“Dyshohet për hedhje të granatës së dorës, afër qendrës së kontrollit teknik të veturave. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Elshani.