Shqipëria është shumë afër kualifikimit në ‘Euro 2024’.
Situata shumë interesante është në grupin E, ku katër kombëtare po luftojnë për vendet që dërgojnë në Kampionatin Evropian. Shqipëria do të kualifikohet nëse nuk humbet ndaj Moldavisë ose nëse Polonia mund Çekinë. Republika Çeke do të kualifikohet nëse mposht Poloninë dhe Moldavia nuk arrin të fitojë, përcjell GazetaBlic Sport.
Polonia nuk do të mund të jetë në mesin e dy kombëtareve që shkojnë në Euro nëse nuk fiton ose nëse Moldavia fiton ndaj Shqipërisë. Moldavia nuk duhet të humbasë ndaj Shqipërisë dhe shpreson në një barazim mes Polonisë dhe Republikës Çeke dhe një fitore ndaj Republikës Çeke në ndeshjen direkte.
Nëse Shqipëria do të kualifikohet në “Euro 2024”, kjo do t’i sillte Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro. Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe.
Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro. Por, nëse Shqipëria paraqitet mirë dhe kalon edhe grupin, ajo do të përfitojë edhe 2 milionë euro shtesë.

/GazetaBlic Sport/


