Shqipëria do të ketë dy ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian.
Kuqezinjtë do të kërkojnë të sigurojnë kualifikimin në transfertë ndaj Moldavisë të premten në ndeshjen që zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Stadionul Zimbru” në Chisinau.
Gazetari i njohur nga Moldavia, Tomm Blanaru për “GazetaBlic Sport” thotë se Shqipëria ka lojtarë tejet të rrezikshëm, por beson siç thotë ai si çdo tifozë moldav që Moldavia të arrij të kualifikohet në “Euro 2024“.
“Ashtu si çdo tifoz moldav, unë kam pritshmëri të mëdha para kësaj ndeshje. Skuadra jonë ka bërë një kampanjë të shkëlqyer kualifikimi dhe jam shumë krenar për ta. Askush nuk pret që të marrim 4 pikë pas 2 ndeshjeve me Poloninë. Jemi të vetëdijshëm që Shqipëria është një ekip shumë i fortë me shumë lojtarë të mirë, por ne kemi shansin historik për t’u kualifikuar në një turne final dhe djemtë tanë duhet të bëjnë maksimumin për të mbajtur gjallë këtë ëndërr.
Mendoj se të gjithë lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë janë shumë të fortë dhe të rrezikshëm. Ju keni portierë të mrekullueshëm: Berisha dhe Strakosha, mbrojtësi i djathtë shumë i fortë: Hysaj nga Lazio… por mendoj se lojtari më i rrezikshëm është Armando Broja nga Chelsea. Unë shoh që ai shënoi vetëm një gol këtë sezon, por luajti shumë ndeshje cilësore minutat e tij kundër Cityt dhe fitoi një penallti për skuadrën e tij. Shpresojmë që mbrojtësit tanë ta mbajnë atë larg zonës sonë të penalltisë.
Të gjithë njerëzit nga Moldavia shpresojnë që Kombëtarja të mund të kualifikohet në Euro 2024. Është ëndrra jonë dhe shpresoj që ëndrrat tona ta bëjnë realitet. Më vjen shumë keq që humbëm 2 pikë në ndeshjen e parë kundër Ishujve Faroe, mund të na kushtojë shumë. Shpresoj se gjithçka do të jetë mirë dhe ne do ta festojmë në rrugë këtë arritje“, tha ai për GazetaBlic Sport.



