Lajme

Raci: Deklarata e Ramës për Kurtin, qesharake, minimumi të respektohet votuesi kosovar!

11/15/2023 18:50
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se “Kurti duke pranuar Draftin e Asociacionit ka dhënë shenja se po bëhet kryeministër”

Raci tha se një deklaratë e tillë është qesharake pasi Albin Kurti ështb zgjedhur kryeministër i Kosovës në një proces të lirë e demokratik.

Ai tutje tha se nëse i njëjti ka inate personale me kryeministrin Kurti minimumi duhet me e respektu votuesin kosovar.

“Qesharake deklarata e Edi Ramës sepse Albin Kurti është zgjedh kryeministër i Republikës së Kosovës në një proces të lirë e demokratik dhe me një maxhorancë që nuk ka njohur parlamenti i Kosovës deri para dy vitesh, me 51 % të votave të qytetarëve të Kosovës. Nëse ka inate personal ndaj kryeministrit minimumi duhet me e respektu votuesin kosovar që e ka votu këtë kryeministër. Eshtë qesharake, nuk do të duhej të ishte një deklaratë e tillë” deklaroi Raci për “Gazeta Blic”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot se Kurti me pranimin e Draftit të Asociacionit ka bërë një hap të vonuar por të duhur.

Ai tutje u shpreh se Kurti me një veprim të tillë ka treguar se po bëhet kryeministër.

“Albini ka bërë një hap të vonuar, por të duhur. Por më e rëndësishme se vonesa është fakti që ka bërë hapin e duhur. Unë e kam përgëzuar që në momentin e parë. Është e rëndësishme që Kosova të jetë aktive, të jetë ajo që e avancon procesin drejt marrëveshjes përfundimtare sepse është e fituara e madhe e kësaj marrëveshje. Çështja është me sa kosto. Çështja është pse duhet marrë kosto për diçka që e para është në dorën tënde”

“Kryeministër bëhesh kur bëhesh dhe jo kur zgjidhesh. Ajo që ka bërë Albini duke pranuar atë draft është shenjë që Albini po bëhet kryeministër” deklaroi Rama raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Rama: Duke pranuar draftin e Asociacionit, Kurti ka dhënë shenjë se po bëhet kryeministër

“Kurti dha shenja se po bëhet kryeministër”, Abilekaj: Deklarimi i Ramës abuziv, qëndrimet e tij në favor të ‘përkëdheljes’ së Serbisë!