Sporti

Jude Bellingham largohet nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë

11/14/2023 12:12
nga:Mergim Rreci

Jude Bellingham dhe Levi Colwill janë larguar të dy nga Kombëtarja e Anglisë.

Dyshja tani do të mungojë në ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024 gjatë pushimit ndërkombëtar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata do të kthehen në klubet e tyre, Real Madrid dhe Chelsea, për të marrë trajtim për problemet e tyre. Të dy ishin bërë lojtarë të rëndësishëm për skuadrën në ndeshjet e fundit.

Prania e Bellinghamit në mesfushë ishte vendimtare në fitoret ndaj Italisë dhe Skocisë. Megjithatë, Colwill ishte bërë një opsion i mirë i mbrojtësit të majtë për menaxherin Gareth Southgate teksa mbulonte Luke Shaw dhe Ben Chilwell.

Kujtojmë që Anglia e siguruar prezencën për Euro 2024.

/GazetaBlic Sport/