Sporti

‘Alarm’ tek Juventus, Locatelli largohet nga grumbullimi i Italisë

11/14/2023 09:41
nga:Mergim Rreci

Manuel Locatelli është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Italisë.

Mesfushori i Juventusit ka pasur një frakturë në brinjë dhe pas konsultimit me mjekët e përfaqësueses u largua për në Torino, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo është një situatë shqetësuese për trajnerin e ‘Zonjës së Vjetër’, me skuadrën e Juventus që do të përballet me Interin më 26 nëntor.

Kjo e komplikon jo pak punën e Allegrit, që nuk ka në dispozicion as Pogba e Fagioli, dy mesfushorë që kanë mbyllur sezonin për shkak të pezullimit, teksa në dyshim mbetet edhe Cambiasso, i cili gjithashtu vuan nga një dëmtim.

/GazetaBlic Sport/