Sporti

Valverde: “Si ta ndalim Messin? Nuk e di, nuk mund ta bëja kurrë

11/14/2023 08:15
nga:Mergim Rreci

Këtë të hënë, Federico Valverde iu bashkua skuadrës së Uruguait për t’u përgatitur për ndeshjet kundër Argjentinës dhe Bolivisë, në fazën kualifikuese për Kupën e Botës.

Mesfushori i Real Madrid është pyetur se si të ndalet lojtari aktual më i mirë në botë, Lionel Messi, kapiteni i kombëtares Pampas.

“Nuk e di, nuk mund ta ndalja kurrë”, tha Valverde, transmeton GazetaBlic Sport.

“Kam luajtur shumë ndeshje kundër tij [Messit] kur isha te Barcelona dhe Casemiro ishte gjithmonë arma që mund të merrej me Leon. Duhet ta respektojmë sepse është një nga më të mirët në botë”, ka shpjeguar mesfushori i Real Madridit.