Sporti

Lionel Messi ka thënë se Pep Guardiola i ka bërë ‘shumë dëm’ futbollit në një intervistë magjepsëse!

11/13/2023 20:48
nga:L J

Megaylli argjentinas Lionel Messi ka dhënë një intervistë për ish-lojtarin e Real Madridit, Jorge Valdano, i cili punon për “Movistar Plus +”.

Lojtari i Inter Miamit bëri një koment interesant për ish-trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiola, duke potencuar se ka dëmtuar futbollin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit. Dukej aq e thjeshtë dhe e lehtë sa të gjithë donin të kopjonin stilin e tij”, tha Messi.

“Pa dyshim, Guardiola ka diçka të veçantë, veçanërisht në përgatitjen e çdo ndeshjeje, dhe të njëjtën gjë në komunikimin e tij me lojtarët në mënyrën se si ai e përcjell strategjinë”, tha Messi.

/GazetaBlic Sport