Robert Lewandowski shënoi dy gola të shkëlqyera për Barçën dje në fitoren 2-1 ndaj Alavesit, për t’i siguruar ekipit katalunas tre pikët e radhës në Serie A.
Megjithatë, pas ndeshjes po përflitet shumë për një tjetër lëvizje të Lewandowskit. Një nga tifozët nga tribunat pas portës ka regjistruar një moment që nuk e bën Lewandowskin të lavdërueshëm.
Gjegjësisht, në një moment, 16-vjeçari Lamine Yamal iu afrua polakut me qëllim që t’i zgjaste dorën dhe t’i kërkonte falje për një gabim të mëparshëm në aksion, por polaku u largua dhe nuk pranoi t’ia japë dorën.
/GazetaBlic Sport
— BA1W3 (@Ba1W3) November 12, 2023


