Milani ngec sërish në kampionat, ku ndonëse ishte në avantazhin e dy golave ndaj Lecces, nuk mori më shumë se një pikë, edhe atë falë VAR-it që e shpëtoi në shtesë nga humbja.
Por krahas rezultati, që komplikon jo pak ecurinë e kuqezinjve në kampionat, në ‘Via Del Mare’ ngjall shqetësim edhe dëmtimi Rafael Leaos, ylli i Milanit, që u zëvendësua pas vetëm pak minutash lojë.
Paraprakisht bëhet fjalë për një lodhje muskulore, teksa sulmuesi beson se është ndalur në momentin e duhur, për të mos lejuar rëndimin e situatës, por vetëm ekzaminimet mjekësore do të thonë fjalën e fundit.
Pak a shumë e njëjta situatë edhe për kapitenin Calabria, që gjithashtu do të duhet të kryejë rezonancën magnetike, për të zbuluar shkallën e dëmtimit, teksa Piolit nuk i mbetet veçse të kryqëzojë gishtat që dy titullarët të mos kenë asgjë serioze.


