Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit Hovenier, ku tha se draft statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën dhe se Kurti është i gatshëm ta pranoj atë.
Deputeti i VV-së, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Serbia nuk është e gatshme për nënshkrimin e marrëveshjeve.
“Se është i gatshëm Kryeministri për nënshkrimin e marrëveshjeve e ka thënë edhe vet ai në Kuvendin e Republikës. Por çështja është se vetë pala tjetër, pra Serbia nuk është e gatshme për nënshkrimin e marrveshjeve”, tha Thaqi.
Tutje tha se ashtu siç i është kërkuar Kosovës themelimi i Asociacionit, njësoj i është kërkuar edhe Serbisë njohja de fakto e Republikës së Kosovës.
“E kanë thënë edhe nga faktori ndërkombëtarë se ashtu siç është kërkuar nga Kosova themelimi i Asociacionit, njëjtë është kërkuar nga Serbia njohja de fakto e Republikës së Kosovës, e që rrjedhimisht i bie përderisa nuk ka njohje të shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka as themelim të Asociacionit, as pa kopetenca as me kompetenca ekzekutive”, tha Thaqi për Gazeta Blic.


