Lajme

Analisti, Ylli Hoxha ftohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë për “pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm”

11/10/2023 17:58
nga:Sh R

Analisti, Ylli Hoxha përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, si i pandehur.

Sipas njoftimit, atij i duhet që të paraqitet në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 27 nëntor në orën 13:30.

Ai akuzohet për veprën penale “pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm”.

“Ty bertite Zajednica nuk k… Krrkkk ftesa per gjykate”, ka shkruar Hoxha.

Ylli Hoxha vite më parë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kishte organizuar protesta dhe demonstrata të ndryshme përfshi edhe ato kundër “Zajednicës”.

Postimi i plotë: