Lajme

Fatmir Limaj godet Kurtin: Ky është i vërteti, mashtrues, gënjeshtar…/ “U arrit qëllimi i Zoran Gjingjiqit”

11/10/2023 16:55
nga:Gazeta Blic

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj ka theksuar se Asociacionin që e ka pranuar Kurti asnjeherë nuk mund të zhbëhet ose të ndryshohet pa pëlqimin e Serbisë.

“Që do të thotë, një shteti tjetër- Serbisë, praktikisht ne ia kemi dhënë të drejtën legale dhe e kemi formalizuar në sistemin juridik- kushtetues të Kosovës, në këtë rast me Asociacionin”, thotë ai në një intervistë të dhënë për Gazeta Blic.

Sipas tij, këtë që e ka bërë Kurti, ka qenë edhe qëllimi i Gjingjiqit.

“Ky ka qenë edhe qëllimi i Zoran Gjingjiqit. Më kujtohet kur ka pas thënë se janë dy qëllime kryesore: Ruajtja e qenies serbe në Kosovë, dhe nëse këtë s’mund të bëjmë, atëherë më e rëndësishme se kjo është e drejta shtetërore e Serbisë mbi Kosovën, në një masë të caktuar. Dhe kjo është, Asociacioni. Asociacioni është e drejta e shtetit serb mbi rregullimin e brendshëm juridiko- kushtetues, në këtë rast Asociacioni”, vlerëson Limaj.

Sipas tij, kjo tregon se tash ky njeri, është Kurti i vërtetë.

“Kurti i vëretetë është një mashtrues, një populist, një gënjeshtar, një njeri që s’ka parime, që pushtetin e ka mbi gjithcka, një njeri që shkel mbi të gjitha ato që është angazhuar dhe shkel qindra e mijëra gra e burra që i kanë shkuar prapa e kanë sakrifikuar…”

“Një njeri që ka nisur nga jo negociata, nga bashkimi kombëtar, një njeri që nuk bisedoj me Serbinë pa kërkuar falje, një njeri që ka thënë me Serbinë nuk negocioj pa pasur njohje, një njeri që ka thënë se duhet të kthehen viktimat, një njeri që ka thënë nuk bisedohet nëpër skuta, një njeri që ka thënë nuk bisedohet me Vucicin, se ai është kriminel…”, ia numëron Limaj premtimet e dhëna nga Kurti.

Me një fjalë, shton ai, profili i Kurtit është ndërtuar mbi këtë bazë.

Ku është sot?, pyet Limaj.

“Kurrë më keq nuk kanë qenë marrëdhëniet ndër- shqiptare s’kanë qenë. Jo që nuk ka shkuar drejt bashkimit kombëtar, po kjo qeveri i ka prishur raportet me të gjithë shqiptarët në rajon. Vetëvendosje jo negiociata, dhe nuk ka kryeministër shqiptar që ka pasur takime më shumë me Vucicin se sa kryeministri Kurti”, thotë ai për Gazeta Blic.