Në një intervistë për beIN Sports, trajneri francez, Didier Deschamps, nuk e fshehu habinë e tij që Lionel Messi fitoi Topin e Artë, i teti në karrierën e argjentinasit duke lënë pas Kylian Mbappe-n dhe Erling Haaland.
Sezonin e kaluar sulmuesi francez shënoi 41 gola në 43 ndeshje për Paris Saint-Germain dhe ishte gjithashtu i pranishëm në Kupën e Botës në Katar, ku ishte golashënuesi më i mirë, me tetë gola, duke përfshirë një hat-trick në finale, transmeton GazetaBlic Sport.
“Mbappe e meritonte të fitonte. Nuk po them që Messi apo Haaland nuk e meritonin, por Mbappe, bazuar në atë që arriti, do të ishte një fitues me meritë. Është e vërtetë që është ende i ri, por edhe vitet po ikin… Më befasuan shumë disa vota. As duke mos e futur Mbappen në pesëshen e parë… Nuk dua të them se është e pandershme, por nuk kam si ta cilësoj ndryshe”, tha trajneri që udhëhoqi Francën për të fituar Kupën e Botës 2018.
Në votim, Messi doli i pari, me 462 pikë, përpara Haaland (357) dhe Mbappe (270).
/GazetaBlic Sport.


