Sporti

Zvezda e ndaloi portierin të luajë kundër Kosovës, por ai s’i pyeti fare ata, grumbullohet me kombëtaren e Izraelit

11/09/2023 14:22
nga:Lorik J

Crvena Zvezda nuk ka dashur ta lejojë portierin Omri Glazer të luajë ndaj Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës ballafaqohet me Izraelin, kombëtaren e Glazer në Prishtinë më 12 nëntor, vetëm një ditë pas ndeshjes së Zvezdës kundër Zeleznicar në xhiron e 15-të të kampionatit serb.

Por Glazer ka udhëtuar për në grumbullin e kombëtares së tij, ku do t’i bashkohet përgatitjeve për ndeshjet e radhës përfaqësuese të kombit të tij kundër Kosovës, Zvicrës dhe Rumanisë dhe kështu Zvezda mbeti pa portierin e parë për ndeshjen e ardhshme.

/GazetaBlic Sport