Lajme

“Lufta” e Albin Kurtit me sindikatat- tema e radhës e “Expose”

11/12/2023 19:40
nga:Gazeta Blic

Raportet ndërmjet Qeverisë Kurti dhe sindikatave është tema e cila do të trajtohet në emisionin e radhës “Expose”.

“Tek Qeveria ime do ta gjeni partnerin që nuk e keni pasur asnjëherë”.

Ky ishte premtimi që Albin Kurti ua kishte dhënë sindikatave gjatë fushatës elektorale të vitit 2019.

Nuk shkuan shumë muaj dhe gjithcka ndryshoi në raportet ndërmjet Kurtit e sindikatave.

Me t’u ulur në karrigen e kryeministrit, Albin Kurti ndërroi qëndrim thuajse për 180 shkallë.

Sindikatat, ai i pa si rrezik. Madje, ai dhe njerëzit e tij, akuzuan sindikatat janë të nxitura nga opozita, me qëllimin e vetëm, rrëzimin e tij nga pushteti.

Caku i parë për t’u goditur ishte kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj.

I pari i sindikatës së Arsimit u linçua e godit nga partia në pushtet, duke filluar nga Kurti e për të vazhduar me deputetët e deri tek militantët.

Lufta e Kurtit me SBASHK-un, vitin e kaluar u kushtoi nxënësve në Kosovë me humbjen e disa javëvë mësim.

Pas SBASHK-ut, radhën e kishte Federata Sindikale e Shëndetësisë, dhe atë kohë kreu i saj, Blerim Syla.

Ngjashëm sikurse me rastin e Jasharajt, edhe Syla u lufta e u lincua nga partia në pushtet.

Duke mos u mjaftuar, Kurti edhe përmes një fjalimi në Kuvend ka goditur sindikatat. Duke i akuzuar kryesindikalistët për marrëveshje me PAN-in, ai kërkoi ndryshim në krye të sindikatave.

Lufta me sindikatat nuk ka përfunduar.

Vetëm para pak ditësh, u “ndëshkua” edhe kryesindikalisti i Trepçës, Ibrahim Jonuzi dhe disa sindikalistë të tjerë,  vetëm pse kërkuan që minatorëve t’u jepeshin pagat dhe kërkonin të drejtat e tyre.

Menaxhmenti i Trepçës i largoi këta sindikalist përkohësisht nga puna, duke krijuar një rast të paprecedentë në Kosovë, që dikush të ndëshkohet pse kërkoi të drejtat e veta elementare.

Në këtë dokumentar flasin kryesindikalistë, sindikalist, deputetë e gazetarë.

Ju ftojmë ta ndiqni të dielen nga ora 21:30 në Kanal 10 dhe live në Youtube.