Kalimi kufitar Rafah me Gazën u mbyll sot për “arsye sigurie”, tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Vedant Patel.
Shtetet e Bashkuara presin që kalimi, të cilin Egjipti e kontrollon, të rihapet “në intervale të rregullta” për të lejuar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës dhe shtetasit e huaj të vazhdojnë të largohen, tha Patel gjatë konferencave të rregullta të shtypit.
Në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se më shumë se 80 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza në 24 orët e fundit dhe pothuajse 500 deri në 600 amerikanë ende duhet të largohen nga enklava palestineze.


