Lajme

Letra e dorëheqjes së policit të Kosovës: Rrezikshmëria nuk na u pagua, s’mund të mbijetoj me 420 euro- kam vizë pune për në Gjermani

11/08/2023 22:40
nga:N K

Vazhdon dorëheqja e zyrtarëve policor, raporton Gazeta Blic.

Para pak ditësh, dorëheqje ka dhënë edhe një polic, dhe arsye për këtë është paga e ulët dhe mos pagesa e rrezikshmërisë.

Dhe ky polic, ka vendosur që ta lë uniformën dhe të migroj drejt Gjermanisë.

Gazeta Blic ka siguruar dorëheqjen e një polici, të pakënaqur me pagën dhe shtesat e rrezikshmërisë.

Në dorëheqjen e policit thuhet se është i pajisur me vizë pune në Gjermani dhe se më herët nuk ka menduar të punojë jashtë Kosovës, por paga prej 420 euro nuk i kanë mjaftuar të mbijetojë.

Nga janari i këtij viti nga policia kanë dhënë dorëheqje mbi 50 policë, dhe arsye për këtë është paga e ulët dhe mos pagesa e rrezikshmërisë.

Ndryshe, ditë më parë në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe me pagat që marrin, pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues (FIT), njësiti më elitar i policisë, kanë protestuar, raporton Gazeta Blic.

Rreth kësaj çështje Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e policisë, do të ketë dorëheqje të policëve.

Zeqiri: Nëse nuk plotësohen kërkesat, do të nisin dorëheqjet e policëve

 

 

 

Paralajmërimi i dorëheqjeve në Policinë e Kosovës/ Ekspertët e sigurisë thonë që paraqet rrezik për sigurinë e vendit