Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Real Sociedad ka siguruar një fitore të madhe ndaj Benfica, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3 me 1. Skuadra spanjolle është bindshëm në vendin e parë në Grup me 10 pikë, kurse Benfica mbetet e fundit pa asnjë sosh.
Në ndeshjen tjetër, Napoli ka barazuar me Union Berlin. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 1.
Italianët janë në vendin e dytë me 7 pikë, kurse Union Berlin në vendin e fundit me 1 pikë.
/GazetaBlic Sport/