Lajme

Dedaj në Hagë flet për shkarkimin nga pozita e zëvendësministrit të Transportit: E ka bërë dikush tjetër me na shti në konflikt me Thaçin

11/08/2023 12:17
nga:N K

Gjergj Dedaj, për shkarkimin e tij nga pozita e zëvendësministrit të Transportit, ka thënë se ka bërë dikush tjetër dhe jo Hashim Thaçi, dhe sipas tij kjo është bërë për t’i futur në konflikt të dyja palët

Gjergj Dedaj ka folur për shkarkimin e tij nga pozita që e kishte si zëvendësministër i Transportit në qeverinë e Hashim Thaçit, në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai është shprehur se shkarkimin e tij e ka bërë dikush tjetër dhe jo Hashim Thaçi dhe kjo është bërë për t’i futur në konflikt të dyja palët.

“E ka bërë dikush tjetër me na shti në konflikt me Presidentin Thaçi, por unë gjithnjë kam menu deri e kam sqaru se e ka bërë presidenti Thaçi. Unë me kanë praktikues i Kanunit ose ka mujtë me m’vra ose me u vra me Hashim Thaçin. Unë nuk jam, unë kurrë nuk jam, as ai as unë. Ne jemi njerëz, burrështetas jemi dhe i kam thënë okej, i kam dhënë 7 ditë afat në publik e kam thënë në media presidentit Thaçi që atëherë ishte kryeministër, me m’thirr dhe me m’tregu arsyen se pse me ka ngarku dhe pse me ka shkarku brenda 24 orëve dhe nëse nuk me thirr atëherë ka me kanë keq. Keq se ka me ndjek rrugë ligjore. Gjithnjë kam mëndu se me ka shkarku Hashim Thaçi dhe e kam pas një urrejtje ekstreme nëse kish ndodh kështu se ka mujtë me thanë s’ki me shku dhe okej. Mbas 5-6 ditëve jam taku me z. Thaçi, siç i kanë thënë George Washington-in e Kosovës dhe ka thanë, Gjergj nuk të kam shkarku unë.”

Në dëshminë e tij, Dedaj ka thënë se në këtë rast jo vetëm se është ndjerë i shokuar, por siç është shprehur vetë ai “ka pas me m’lshu zemra, pa shku kurrë asnjë sekondë në atë ministri”.

“Për me e sqaru pak duhet. Unë jam ngarku nga Presidenti Thaçi, zëvendësministër i Transportit të asaj kohe, të premten, ka qenë ditë e premte dhe të shtunën ose të dielën pak ka rendësi, por pa shku në punë se të hënën fillon puna, jam shkarku dhe në media ka dal se Hashim Thaçi një herë e ngarkoi të premten, pastaj të njëjtin person presidenti Hashim Thaçi e shkarkoi zëvendësministrin e Transportit Gjergj Dedajn dhe në këtë ministri filloi të luftohet korrupsioni. Unë jo që jam shoku, por nuk e di vlla çka është me mu, e kam ndonjë copë ADN të çeliktë se ka pas me m’lshu zemra, pa shku kurrë asnjë sekondë në atë ministri dhe unë kam thanë si është e mundshme presidenti Hashim Thaçi me m’ngarku te premten, me m’shkarku. Këtë e ka bërë dikush tjetër që mund ta them në një seancë private”, ka thënë Dedaj.

Dedaj tregon se e ka pyetur ish-kryeministri Hashim Thaçi se a është takuar me dikë dhe a ka pirë kafe.

Atëherë Dedaj e kupton të tërën dhe i thotë se “po”, duke i’a kthyer Thaçi se ai e ka shkarkuar, “jo unë”. /Betimi për Drejtësi/