Lajme

Indonezia goditet nga një tërmet i fortë

11/08/2023 08:56
nga:Y I

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë të shkallës Rihter goditi sot zonën e Detit Bandi në Indonezi, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte 370 km në juglindje të Ambon, Indonezi dhe në një thellësi prej 146 km, shtoi EMSC.

Nuk kishte asnjë paralajmërim për cunami nga tërmeti, tha Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit (PVTC), raporton Reuters.