Lajme

Strehimi i emigrantëve në Shqipëri: Jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë

11/07/2023 20:10
nga:Sh R

Agjencia për Media për Informim, institucion në varësi të qeverisë, ka publikuar disa nga detajet mbi marrëveshjen mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për emigrantët.

Agjencia për Media dhe Informim e Shqipërisë, ka publikuar disa detaje të marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Sipas kësaj agjencie, neni 3 i marrëveshjes bën të ditur se Italia do të marrë në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të emigrantëve.

“Neni 4 garanton: Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj strukturat për qëndrimin e emigrantëve. Kufiri maksimal, jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se sipas nenit 6 të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, kjo e fundit do të përballojë çdo shpenzim për emigrantët e strehuar, përfshirë kostot e kujdesit shëndetësor, kosto të tjera të paparashikuara që mund t’i vijnë palës shqiptare.

“Neni 9: Afati maksimal i qëndrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit. Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj largimin e migrantëve nga Shqipëria”, thuhet në marrëveshje.