Sporti

Milani dënon aktet e dhunës ndaj tifozëve të PSG

11/07/2023 14:50
nga:L J

Milani tashmë ka reaguar ndaj sulmeve huligane të tifozëve të klubit ndaj tifozëve të Paris Saint-Germain mbrëmë.

Tifozët francezë ndodheshin në lokalet në zonën e Navigli, kur u zunë pritë nga tifozët italianë.

Një tifoz francez u therr me thikë mbrëmjen e së hënës në Milano pas përleshjeve.

Mesazhi nga Milani në rrjetet sociale: “AC Milan dënon të gjitha format e dhunës: futbolli për ne është pasion, jo urrejtje. Sporti duhet të bashkojë, jo të ndajë.”

/GazetaBlic Sport

​