Sporti

“Tik-tak”, Zlatan Ibrahimovic po paralajmëron rikthimin tek Milani

11/07/2023 10:35
nga:L J

Zlatan Ibrahimovic pritet të rikthehet tek Milani, por jo si lojtar.

Vitin e kaluar, Zlatan Ibrahimovic i dha fund karrierës si lojtar i Milanit dhe tashmë kryesia e klubit po mendon për ta rikthyer atë në klub me një rol tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.

Kthimi i suedezit në Milano nuk është një punë e përfunduar, por mbeten vetëm detajet për t’u zyrtarizuar. Roli mbetet ende për t’u kuptuar: mbrëmjen e djeshme u përfol për një pozicion  që i ishte ofruar Ibrës, që ka të bëjë me influencën që ai ka në ekip dhe më gjerë.

Ndërkohë, Ibra po numëron mbrapsht në rrjetet sociale me një “tic tac, tic tac” domethënës.