Sporti

Nedim Yigit rrëfehet pas largimit nga Liria: Në këtë aspekt duhet të ndryshoj futbolli këtu, jam i mërzitur që s’i gëzova më shumë tifozët – kam pirë ujë në shatërvan, shpresojë të rikthehem

11/07/2023 12:49
nga:L J

Skuadra e Lirisë ka njoftuar të dielën se ka ndarë rrugët me trajnerin turk, Nedim Yigit, i cili erdhi tek ekipi nga Prizreni para fillimit të këtij sezoni. Yigit erdhi me shumë bujë në futbollin kosovar, duke pasur parasysh karrierën e tij të bujshme në shtetin e Turqisë.

Megjithatë, gjërat nuk ecën siç duhet për të dhe ai bashkë me drejtuesit e klubit vendosën që gjëja më e mirë për ta është t’i ndajnë rrugët.

Pas largimit nga klubi i Lirisë, trajneri Nedim Yigit ka dhënë një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, ku është rrëfyer në detaje për aventurën e tij në futbollin kosovar.

Sipas trajnerit turk, futbolli në Kosovë ka vend për përmirësime në disa aspekte.

“Futbolli në Kosovë është si një garë futbolli ku elementet që përmirësojnë futbollin injorohen gjatë përpjekjes për të shënuar. Sigurisht, fitimi është shumë i rëndësishëm, por prodhimi ndërkohë siguron fitime të vazhdueshme. Përveç kësaj, nëse vazhdoni pa respektuar lojën, përfundimisht nuk do të arrini të zhvilloheni si komunitet dhe rrugëtimi për të humbur të gjithë së bashku do të fillojë. Përveç kësaj, problemi më i rëndësishëm është zhvillimi. Nëse nuk e vlerësoni zhvillimin, nuk mund të shmangni problemet në prodhimin e lojtarëve të vlefshëm”, tha fillimisht Nedim Yigit për ‘GazetaBlic Sport’.

Sa i përket periudhës së tij tek Liria, Yigit ka potencuar se i kanë munguar disa lojtarë për të pasur rezultate, megjithatë gjithmonë kishin punuar për më të mirën.

“Kemi luajtur 13 ndeshje, kemi pasur mundësi për të fituar të gjitha ndeshjet, kemi pasur një plan në të gjitha ndeshjet dhe jemi munduar ta zbatojmë. Kishte më shumë momente ku ishim të suksesshëm në praktikë. Ne kemi përjetuar disavantazhet e të qenit një ekip i ri në ligë. Na duheshin tejet shumë 1-2 lojtarë kryesorë në fushë. Do të jetë shumë më e mundur të rriten sukseset në ekip me 3-4 lojtarë me përvojë që do të transferohen në janar”, vazhdoi 52 vjeçari.

Trajneri u pyet edhe për tifozët dhe mbështetjen që ai dhe ekipi i tij e kishin në rugëtimin e tyre deri tani në Superligë. Yigit tha se i pëlqeinin tifozët – por e ka peng që s’mundi t’i gëzoj më shumë.

“Më duhet të pranoj se kam parë pak tifozë që shohin futboll me kaq shumë vetëdije. Trishtimi im më i madh në Prizren është që nuk munda të marr rezultate që do të rrisin entuziazmin dhe unitetin e tifozëve tanë në fillim të sezonit. Por ata e dinë gjithashtu se ne u përpoqëm t’i shfrytëzonim mundësitë që patëm në nivelin më të lartë.
Jo të gjithë mund të jenë të suksesshëm në çdo kohë, por ne ishim punëtor, të ndershëm, moral dhe të sinqertë në çdo kohë. Besoj se munda t’i përcjell këto ndjenja tek publiku ynë”.

Yigit tha se i pëlqen ideja të rikthehet sërish në Kosovë, teksa me ironi potencoi se për këtë arsye ka pirë ujë në shatërvanin e Prizrenit.

“Sigurisht që nuk jam i lumtur që po largohem nga Kosova, është e pamundur të mos më mungojë ky vend i bukur. Por jam shumë i lumtur që munda të kem këtë përvojë dhe të krijoj miqësi të ngrohta këtu. Kam pirë ujë në shatërvan pothuajse çdo mbrëmje. Unë mendoj se kjo do të rrisë shanset e mia për t’u rikthyer”, tha Yigit.

Në fund, ai falëderoi të gjithë stafin që ka punuar me të tek ekipi prizrenas, duke thënë se mirësjellja e tyre është diçka e bukur që do ta marrë me vete në Turqi.

“Liria e bukur, besoj se ju do jeni të përhershëm në këtë ligë nëse ofrohen alternativa adekuate në listën e ekipit. Kërkesa ime për tifozët tanë, veçanërisht Arpagjikt, është që të vazhdojnë mbështetjen e tyre të mrekullueshme, kjo skuadër ka shumë nevojë për këtë mbështetje. Do të isha shumë i lumtur nëse do të përcillnit respektin dhe dashurinë time për të gjithë konkurrentët tanë dhe trajnerët menaxhues. Ata të gjithë u sollën shumë mirë në të gjitha garat tona. Ky ishte një nga kujtimet më të bukura që do sjellë nga Kosova në Turqi”, përfundoi Yigit.

/GazetaBlic Sport