Policia e Kosovës i ka marrë në mbrojtje krerët e partive opozitare, LDK e PDK.
Lidhur me këtë, Gazeta Blic ka kontaktuar zëdhënësen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.
Ajo konfirmoi marrjen në mbrojte nga Policia të kreut të LDK-së, Lumi Abdixhiku, derisa tha se për vendimin duhet pyetur Policia e Kosovës, duke shtuar se nuk ka qenë kërkesë e kësaj partie.
Nga Policia ende nuk kanë kthyer përgjigjen lidhur me këtë çështje./Gazeta Blic/


