Lajme

“Kam dashur seancë të mbyllur”, dëshmia e Gjergj Dedajt mbyllet pak për publikun

11/06/2023 17:11
nga:N K

Seanca e sotme në Gjykatën Speciale kaloi për pak minuta në private gjatë dëshmisë së Gjergj Dedajt. Ai tha se kishte dashur që seanca të ishte e mbyllur.

Dedaj po pyetej për deklaratat e mëhershme se ishte rrahur bashkë me përfaqësues të tjerë të LDK-së që sipas Prokurorisë u ndaluan e u keqtrajtuan në Qirez të Skënderajt në shtator të vitit 1998.

Dedaj tha se disa deklarata i ka bërë gjatë fushatave elektorale për zgjedhje.

Ish-ambasadori ka mohuar gjithçka nga dëshmitë e tij të mëhershme kundër ish-krerëve të UÇK-së.