Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami po vazhdon me kritikat ndaj projekt-buxhetit për vitin 2024 të Qeverisë Kurti.
Ish-ministrja e Financave ka paraqitur të dhënat e investimeve kapitale në Ministrinë e Kulturës.
Ajo ka thënë se MKRS-së vitin e kaluar i janë ndarë 33 milionë ndërsa për nëntë muaj ka realizuar vetmë 3.3 milionë të buxhetit.
Shkrimi i saj:
Rreth projket-buxhetit për vitin 2024
Planifikimi:
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në projekt-buxhetin e vitit 2024 i ka të alokuara 58 milionë euro për investime kapitale, në përgatitje të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në nëntëmujorin e parë të këtij viti ka arritur të realizoj vetëm 3.3 milionë euro nga 33 milionë sa i ka në buxhet për vitin 2023.