Sporti

Dukagjini e mposht Dritën, vazhdon kriza e ‘Intelektualëve’

11/05/2023 15:00
nga:L J

Skuadra e Dukagjinit ka mposhtur Dritën në ndeshjen e sotme në Klinë, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi i Dukagjinit që e nisi ndeshjen me shumë ndryshime në formacion, arriti ta mposht Dritën, ekip ky që nuk po kalon aspak formë të mirë, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Dukagjinin e realizoi Blerind Morina nga pika e bardhë e penalltisë, pas 57 minutave lojë.

Drita tentoi deri në fund, ku edhe gjeti golin me Albin Prapashticën, por Nuza e anuloi pas rishikimit me VAR, shkak i prekjes me dorë nga Blerim Krasniqi.

Dukagjini me këtë fitore shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e pestë – teksa Drita mbetet në vendin e dytë me 22 pikë.

/GazetaBlic Sport