Sporti

Felipe Melo shpërtheu në lot pasi fitoi Libertadores: “I kam premtuar familjes se do të bëhem kampion”

11/05/2023 12:00
nga:L J

Pas fitores në Libertadores nga Fluminense, në një duel me Boca Juniors, Felipe Melo nuk mundi të përmbahej dhe u përlot në intervistën flash.

“Babai im është aty, nëna ime, gjyshja ime, fëmijët e mi, gruaja ime, u kam premtuar se do të jem kampion i Libertadores me Fluminense, jam njeri i fjalës…”, tha futbollisti 40-vjeçar.

“Jam i habitur nga gjithçka që po ndodh: Unë jam 40 vjeç dhe po fitoj Libertadoresin tim të tretë, në një klub të mrekullueshëm si Fluminense. E di që babai im është krenar për mua, fëmijët e mi, gruaja ime, nëna ime…”, tha ai.

/GazetaBlic Sport