Lajme

Vuçiq takon Dodikun: Serbia do të jetë gjithmonë me Sërpska

11/04/2023 16:45
nga:Y I

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik.

Në llogarinë e tij në Facebook, Vuçiq ka thënë se Serbia do të jetë gjithmonë me Republikën Sërpska.

“Serbia do të jetë gjithmonë me Sërpska, dhe unë besoj se Sërpska do të jetë me Serbinë”, ka shkruar Vuçiq.