Lajme

Rrustem Mustafa ftohet përsëri nga Specialja për intervistim

11/02/2023 22:46
nga:Y I

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, është ftuar edhe një herë për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Siç mëson KlanKosova ai do të intervistohet në premten nga ora 09:00 në objektin e EULEX-it në Zonën Industriale.

Herën e fundit ai është intervistuar më 13 shtator me ç’rast edhe i ishte konfiskuar telefoni.