Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani ka komentuar protestën e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) gjatë ditës së mërkurë.
Sylejmani ka thënë se me çështjet e sigurisë nuk duhet të përdorën për poena politika as nga pozita e as nga opozita. Sipas tij, opozita është duke e bërë të kundërtën e saj.
“Nuk është dashtë që as pozita e as opozita, sidomos opozita të bëj opozitarizëm më çështje të sigurisë dhe të policisë. Fatkeqësisht po e bëjnë atë, për arsyet e veta. Edh kjo me vetëdije apo pa është e manipuluar Policia ka mbetur e vetme dhe iu ka rrek edhe metodës së grevës dhe protestës në shesh”, ka thënë Sylejmani.
Ai ka pasur kritika edhe për Qeverinë, duke thënë se Qeveria ka krijuar përçarje Brenda Policisë.
“Ata duhet të mbulohen me shtesat rrezikshmërinë, i kanë pasur shumë mirë dhe është dashur të me i avancu por këta i kanë marrë edhe i kanë kthye mbrapa edhe kanë kriju përçarje brena Policisë. Se dikujt ia kanë rritë dikujt ia kanë zvoglu. Askush në fije nuk mund i bie…”, ka shtuar Sylejmani.


