Sporti

Prishtina 01 mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

11/02/2023 15:32
nga:Mergim Rreci

FC Prishtina 01 ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kampionëve.

Prishtina 01 do të përballet me dy ish kampionët e këtij kompeticioni në futsall, Benfica dhe Kairat, përcjell GazetaBlic Sport.

Në grup janë edhe sllovenët e Dobovec, gjashtë herë kampion në vendin e tyre.

Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

/GazetaBlic Sport/