Sporti

Luis Enrique: Mbappe do të fitojë shumë “Topa të Artë” në karrierën e tij

11/02/2023 15:17
nga:E K

Trajneri i Paris Saint-Germain beson se sulmuesi do të fitojë shumë Topa të Artë gjatë karrierës së tij

Luis Enrique ka folur për shanset që Mbappe që ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen. Duhet theksuar se ishte Messi ai që fitoi Topin e Artë të vitit 2023, i teti në karrierën e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Ceremonia u shënua nga Messi duke fituar Topin e Artë të tetë në karrierën e tij, por u shpërndanë edhe çmime të tjera, si Topi i Artë për femra dhe Trofeu Kopa.

“Është e qartë se për të fituar Topin e Artë, përveç paraqitjeve individuale, duhet të fitosh trofe për klubin dhe vendin. Ne u përpoqëm të fitonim sa më shumë në Paris, por është e dukshme që një lojtar i nivelit të Kylian, kur ka sukses edhe në kombëtare, nuk kam asnjë dyshim për nivelin e tij. Jam i sigurt se do të fitojë shumë Topa të Artë”, tha ai.

Trajneri spanjoll foli edhe për rikthimin e Marco Asensio:

“Jam i lumtur për rikthimin e tij. Ai mund të luajë në pozicione të ndryshme. Si një nëntë fals, në krahë ose në mes. Ai është i gjithanshëm. Unë mund të ndryshoj taktikën gjatë lojës pa ndryshuar një lojtar”, përfundoi Enrique.