Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.
Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje në fillim dhe nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë. Bakoyannis në ora 14:00 do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Dora Bakoyannis është caktuar sot raportuese për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës më 6 qershor të këtij viti.
Bakoyannis do të bëjë raport gjithëpërfshirës për Komitetin për Politikë dhe Demokraci, i cili më pas do të votohet në seancë plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ajo më herët ishte ish-ministre e Jashtme e Greqi.


