Lajme

2 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve

11/02/2023 09:27
nga:G B

Sot shënohet në Kosovë 2 nëntori – Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.

Kjo ditë shënohet me disa aktivitete nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe përmes fushatës me mesazhin për rëndësinë e ndëshkimit të kërcënimeve e sulmeve kundër gazetarëve.

Sipas të dhënave të AGK-së, që nga janari e deri në fund të muajit tetor të këtij viti, janë raportuar 63 raste të sulmeve dhe të kërcënimeve kundër gazetarëve e mediave.

Ndërkohë, edhe Këshilli i Bashkimit Evropian, në këtë ditë thekson se liria e shprehjes është gurthemel i demokracisë dhe se qëndrojnë pranë atyre që kanë guximin të flasin, duke shtuar se gazetaria nuk është krim.