Sporti

Struga “shkatërron” Vardarin dhe shkon -1 nga kreu

11/01/2023 15:48
nga:Mergim Rreci

Struga fiton 4-0 përballë Vardarit dhe tashmë ndodhet vetëm një pikë larg kreut në Maqedoninë e Veriut. Që ndahet mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Kampionët në fuqi “shpërthyen” në pjesën e dytë me katër gola të realizuar, duke reaguar në mënyrën më të mirë pas humbjes 2-1 me Gostivarin.

Besart Ibraimi zhbllokoi takimin, teksa më pas erdhën edhe golat e Mentor Mazrekajt dhe Flamur Tairit për ekipin e Shpëtim Duros.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut vijon të dominohet nga skuadrat shqiptare, me tri prej tyre që po garojnë me njëra-tjetrën për fitimin e titullit.