Ballkani ka siguruar një fitore të madhe dhe më shumë vlerë në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Suhareka triumfoi me rezultat 1 me 0 ndaj Dritës, duke dëshmuar edhe njëherë forcën e kampionit, shkruan GazetaBlic Sport.
Lumbardh Dellova shënoi golin e vetëm në ndeshjen e sotme, kjo pas një ekzekutimi fantastik nga gjuajtja e lirë në minutën e 37-të.
Ballkani tashmë është bindshëm në vendin e parë me 29 pikë, kurse Drita mbetet e dyta me 22 pikë.
Gjilani triumfoi me rezultat 2 me 1 në ndeshjen ndaj Feronikelit ’74, kurse Malisheva e mposhti Prishtinën me rezultat minimal, 1 me 0.
Ja renditja e plotë në tabelë:

/GazetaBlic Sport/


